Mësohet se në vendin e ngjarjes ndodhen zjarrfikës të cilët kanë ndërhyrë për të shuar flakët. Zjarrfikësve të bashkisë Roskovec, u janë bashkuar edhe forcat e zjarrfikëses së Patosit dhe të Fierit.
Sakaq nga flakët rrezikohet disa banesa si edhe disa stabilimente pularish që ndodhen pranë vatrave të zjarrit.
Zjarri deri tani ka një shtrirje prej 20 hektarësh ndërsa flakët janë përhapur edhe në një sipërfaqe toke të mbjellë me grurë.