Detaje të tjera kanë dalë në dritë nga sekuestrimi i 300 kg kokainë në një vilë në Greqi, disa ditë më parë. Mediat e huaja bëjnë me dije se në pranga kanë rënë 4 britanikë, të moshave 38, 48, 45 dhe 52 vjeç. Mësohet se në këtë trafik droge të jetë përfshirë një bandë shqiptare.
“Trafikimi i kokainës nëpërmjet porteve greke është një rrugë e përdorur nga kriminelët shqiptarë, të cilët kanë dominuar tregun britanik të kokainës vitet e fundit, por ka pasur edhe dëshmi të grupeve mafioze shqiptare dhe italiane që punojnë së bashku”, shkruhet në mediat britanike.
Pavarësisht se droga shkonte në një treg evropian dhe australian, Administrata Amerikane e Zbatimit të Drogës (DEA) luajti një rol qendror në çmontimin e sindikatës së krimit së bashku me policinë greke dhe doganat italiane.