Pamje të frikshme nga sherri i shqiptarëve në aeroport, përplasje me grushte e shkelma (Video)

Pamje të rënda janë ato që do shihni nga sherri i ndodhur mes dy grupeve shqiptare në aeroportin ndërkombëtar të Umbrias, në Perugia të Italisë.

Siç shihet edhe në video personat e përfshirë në sherr janë rrahur mes tyre me grushte, ku një prej personave shihet i shtrirë dhe në gjendje të rëndë. Mësohet se sherri ka degraduar në grushte e shkelma mes shqiptarëve, të cilët po prisnin për të fluturuar drejt Tiranës, ku sherri fillimisht ka nisur mes dy personave, ku njëri ka goditur bashkëkombësin e tij.

Sakaq ende nuk dihen motivet e sherrit mes tyre i cili ka degjeneruar në një përleshje të dhunshme gjatë së cilës ata përdorën objekte të mprehta dhe disa ndarës metalikë të vendosur ngjitur me sportelet.

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *