Vuçiç shkakton krizë për të mos vendosur sanksionet, qeveria e re mund të dalë në dhjetor

Serbia mund të presë qeverinë e re deri në dhjetor vetëm për shkak se në Tërnovc të Madh zgjedhjet duhet të përsëriten.

“E gjithë farsa rreth zgjedhjeve në Tërnovc të Madh është e mirë për aktorët kryesorë politikë, para së gjithash e kam parasysh SNS-në dhe presidentin Vuçiç, për të zgjatur formimin e Qeverisë, por në radhë të parë për të zgjatur rreshtimin e politikës së jashtme, d.m.th. për të shtyrë anëtarësimin e mundshëm në sanksionet kundër Rusisë”, thotë politologu dhe bashkëpunëtor i Institutit për Studime Politike Dejan Bursać në një intervistë për portalin Danas.

Përpjekja e katërt për mbajtjen e zgjedhjeve në vendvotimin në Tërnovc të Madh, komuna e Bujanocit, dështoi për shkak të një diskutimi në mes anëtarëve të këshillit zgjedhor – kryesisht përfaqësues të SPS-së dhe Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës, për këtë arsye qendra e votimit nuk u hap, cka e con situatën në një datë të 5-të për votime.

– Tani po bëhet tragjikomike ajo që po ndodh atje. Procesi do të duhet të përfundojnte. Dhe sipas ligjit serb nëse zgjedhjet e tjera bëhen, komisioni komunal i zgjedhjeve duhet t’i procedojë rezultatet, pastaj ka një periudhë për ankimime në Gjykatën Administrative.

Dhe që e gjithë kjo të përfundojë pozitivisht, pas kësaj kemi një afat prej 30 ditësh për konstituimin e parlamentit dhe 90 ditë të tjera për zgjedhjen e Qeverisë, teknikisht mund të jetë vetëm dhjetori.

Analistët thonë se është plotësisht e qartë për të gjithë se këto janë pengesa që synojnë shtyrjen e vendimeve “të vështira” politike dhe shmangien e presionit nga Perëndimi për të vendosur sanksione ndaj Rusisë menjëherë, me qeverinë aktuale.

E gjithë kjo është në dobi të Vuçiçit që ai të shfrytëzojë faktin se nuk kemi qeveri si justifikim për mos vendosjen e sanksioneve dhe nëse vendosen sanksione para se të formohet qeveria e re.

– Nga fakti se e gjithë kjo po ndodh në Tërnovc të Madh, në një mjedis multietnik, përfitoi edhe Partia Progresive Serbe. Çdo presion për t’i dhënë fund kësaj dhe për të njohur këto rezultate do të binte ndesh me rritjen e përfaqësimit dhe integrimit të pakicës shqiptare dhe ndoshta disa aktorëve ndërkombëtarë pro-demokracisë dhe properëndimore.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *