Shtatë vendet kryesore demokratike të industrializuara duan të konkurrojnë me Kinën me një nismë globale infrastrukture. G7 njoftuan të dielën një nismë të re për investimet globale të infrastrukturës që shkojnë në 600 miliardë dollarë. Presidenti i SHBA Xho Bajden, tha se vendi i tij do të japë 200 miliard $ në kapital publik dhe privat për partneritetin e investimeve të infrastrukturës. Presidentja e Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen njoftoi 300 miliardë euro për “Team Europe”. Ndërsa Japonia dëshiron të kontribuojë me 65 miliardë dollarë.
Kancelari Olaf Scholz, Biden dhe von der Leyen theksuan se donin t’i bënin vendevee në zhvillim një ofertë të re për bashkëpunim më të ngushtë. G7 kishte rënë dakord tashmë mbi një projekt të tillë vitin e kaluar, por nuk e kishte depozituar atë me shuma. Nisma synon gjithashtu të konkurojë projektin e Rrugës së Mëndafshit një nismë e Kinës, me të cilin qeveria komuniste do që t’i lidhë vendet me veten nëpërmjet huave dhe projekteve të infrastrukturës.
“Varet nga ne t’i japim botës një impuls pozitiv dhe të fortë investimi për t’u treguar partnerëve tanë në vendet në zhvillim se ata kanë një zgjedhje dhe se ne duam të angazhohemi në solidaritet për të përmbushur nevojat e tyre të zhvillimit,” tha von der Leyen, duke aluduar Kinën. Udhëheqësit e tjerë të G7 theksuan gjithashtu se Perëndimi mund të bëjë oferta më të mira për bashkëpunim.
Në fillim të takimit të tyre të dielën, vendet më të rëndësishme të industrializuara perëndimore diskutuan së pari gjendjen ekonomike botërore. Scholz theksoi se gjithkush ishte i shqetësuar rreth krizave të ndryshme të tilla si çmimet në qiell të energjisë dhe inflacioni. Në rrethin e G7 përfshihen SHBA, Gjermania, Franca, Britania e Madhe, Italia, Kanadaja dhe Japonia.
Debat mbi sanksionet e çmimeve për naftën ruse
Sipas informacionit nga qarqet negociuese, debati u zhvillua gjithashtu rreth çështjeve të diskutueshme të një kufiri çmimi për blerjen e naftës ruse dhe nëse shtetet e G7 duhet të flasin përkohësisht përsëri për investime në eksplorimin e karburanteve fosile të tilla si fushat e gazit. Kryeministri i Italisë Mario Draghi mbrojti investime të tilla në qoftë se vendet në zhvillim do të investonin në energjitë e ripërtëritëshme në të njëjtën kohë.
Në mbrëmje, krerët e shteteve dhe qeverive do të diskutojnë se si G7 duhet t’i përgjigjet sulmeve të vazhdueshme të Rusisë ndaj Ukrainës. SHBA njoftoi se vendet e G7 donin të flisnin hapur në favor të embargos së arit kundër Rusisë, një nga eksportuesit më të mëdhenj të arit në botë. Ndërsa SHBA, Kanadaja, Japonia dhe Mb mund të vendosin tashmë ta bëjnë këtë, kjo duhet ende të diskutohet në BE. Ukraina gjithashtu mund të mbështetet në miliarda të tjera në zotimet për të stabilizuar vendin.
Tema të tjera të konsultimeve tre-ditore nën masat më të larta të sigurisë janë lufta kundër zisë së mundëshme të bukës, çmimeve të larta të energjisë dhe ushqimit, barazia gjinore dhe mbështetja për reagimin global ndaj pandemisë. Sot kancelari Scholz ka ftuar gjithashtu në konsultime Indinë, Indonezinë, Afrikën e Jugut, Argjentinën dhe Senegalin. Përveç kësaj, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyi do të lidhet me video.