Një 26-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi ka dhunuar bashkëjetuesen.
Shtetasi me iniciale O. Xh., i cili gjatë shoqërimit për në komisariat ka kundërshtuar dhe goditur për punonjësit e policisë.
26-vjeçari akuzohet për veprat penale “Dhuna në familje”, “Goditja për shkak të detyrës” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.
Sakaq në këtë konflikt janë përfshirë babi i 26-vjeçarit dhe bashkëjetuesja e tij, të cilët akuzohen për veprat penale “Goditja për shkak të detyrës” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së rendit publik”.
Njoftimi i policisë:
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, pas marrjes së njoftimit se në rrugën “Marie Logoreci”, një shtetas po dhunonte bashkëjetuesen e tij, menjëherë kanë shkuar në adresën e dhënë. Gjatë shoqërimit, shtetasi O. Xh., i cili kishte dhunuar bashkëjetuesen e tij, shtetasen H. D., 23 vjeçe, së bashku me 23-vjeçaren dhe babain e tij, shtetasin E. Xh., kanë kundërshtuar dhe goditur për shkak të detyrës punonjësit e Policisë, për të penguar shoqërimin në Komisariat.
Në vijim të veprimeve u arrestuan në flagrancë shtetasit:
– O. Xh., 26 vjeç, për veprat penale “Dhuna në familje”, “Goditja për shkak të detyrës” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”;
– E. Xh., 55 vjeç dhe H. D., 23 vjeçe, për veprat penale “Goditja për shkak të detyrës” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së rendit publik”.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale