Seanca e Parë në Apel ndaj ish-gjyqtares së Krujës, Enkeleda Hoxha ka dështuar.
Burime për median bëjnë me dije se seanca është shtyrë, pasi gjyqtarja Saida Dollani nuk ka qenë e pranishme. Hoxha i është drejtuar me një kërkesë Gjykatës së Posaçme, teksa kërkonte masën e lirimit nga qelia. Por gjykata e rrëzoi kërkesën me argumentin se nuk nuk kishte përmbushur afatin e burgut.
Hoxha u dënua me 3 vite burg, por më pas përfitoi gjykim të shkurtuar. Ish-gjyqtarja akuzohet për veprën penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”.