Kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Enio Jaço në një konferencë ditën e sotme ka folur për klimën e biznesit në vendin tonë.
Në fjalën e tij, Jaço tha se parlamenti duhet të miratojë një ligj anti-ryshfet, ku të përfshihen zyrtarët e lartë dhe të mesëm.
Sakaq, shtoi se ka shkelje të rënda në prokurimet publike.
“Propozojmë miratimin në Parlament të një paketë anti- korrupsion, kjo paketë ka për qëllim parandalimin e korrupsionit në organet ligjvënëse që kanë karakter prapaveprues. Në kushtet e Shqipërisë duhet të jemi sa më konservatorë kemi pasur shkelje të dukshme, raste korruptive, të jemi sa më konservatorë e jo liberalë për standardet e prokurimeve”, u shpreh Jaço.