Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka hedhur poshtë dyshimet në lidhje me privatizimin e ishullit të Sazanit.
Peleshi tha se Sazani nuk mund të privatizohet apo të kalojë në përdorim të ndonjë individi privat.
“Nuk kemi asnjë kërkesë për privatizime të bazës. Nuk mund të privatizohet baza ndihmuese e Sazanit. Nuk ka kërkesë, indicie, privatizim. Nuk ka lidhje zjarri me ndonjë konspiracion për të hapur territore të reja”, tha ai.