Një 22-vjeçar është arrestuar në Elbasan, pasi ka dhënë deklaratë të rreme përpara policisë.
Shtetasi me iniciale D.K., ka deklaruar se gjatë kohës që ka qenë duke drejtuar mjetin është qëlluar me armë zjarri nga një automjet i paidentifikuar, në autostradë.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Peqin arrestuan në flagrancë shtetasin D. K., 22 vjeç, banues në Peqin, për veprat penale “Kallëzimi i rremë” dhe “Sigurimi i mjeteve për vjedhje”. Ditën e djeshme është paraqitur i dëmtuar në spital shtetasi D. K., i cili fillimisht ka deklaruar se ishte dëmtuar në krah pasi ishte rrëzuar. Më pas, 22-vjeçari ka deklaruar se gjatë kohës që ka qenë duke drejtuar mjetin, e kishin qëlluar me armë zjarri nga një automjet i paidentifikuar, në autostradë, por pa përcaktuar një vend specifik.
Nga veprimet hetimore dhe këqyrja e vendit të dyshuar të ngjarjes ka rezultuar se shtetasi D. K. ka dhënë deklarata të rreme përpara punonjësve të Policisë. Gjatë kontrollit në automjetin e tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar një kapuç, një palë doreza, një matrapik dhe një varré hekuri, pajisje të cilat dyshohet se ky shtetas i përdorte për të kryer vjedhje.
Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e kësaj ngjarjeje.
https://www.priza.al/2022/06/26/mjekeve-ne-spital-i-tha-se-eshte-rrezuar-22-vjecarit-nga-elbasani-i-gjenden-doreza-e-varre-hekur-ne-makine/