VIDEO/ Habit Safet Gjici: Uji nuk ka probleme, vetëm është përzier me ujërat e kanalit

Rreth 50 persona nga fshati Shtiqen janë paraqitur në spitalin e Kukësit me shenja të helmimit, i cili mendohet se vjen nga uji i pijshëm i qytetit. Mendohet se uji i pijshëm është përzier me ujërat e nje kanali vaditës dhe kjo ka sjellë komplikacione tek përdoruesit.

Për helmimin e banorëve të fshatit Shtiqen, ka reaguar edhe kryebashkiaku i Kukësit Safet Gjici, i cili ka  thënë se mendohet se është një virozë stinore. Gjici gjithashtu ka habitur me deklaratën e tij, teksa thotë se uji i pijshëm nuk ka probleme, vetëm se është përzier më atë vaditës.

“Për lagjen Mujaa të cilën flisni ju, nuk është e vërtetë që ka problem me ujin e pijshëm, aty ka një problem që është përzier uji i pijshëm me ujin vaditës, duke ndërhyrë një nga banorët, që policia po heton atë rast. Po s’ka lidhje fare, uji është i pijshëm vetëm se është përzier me ujin vaditës. Na rezulton se uji i pijshëm është totalisht brenda normave dhe analizave. Drejtoria e Ujësjellësit është në krye të detyrës”, thotë Gjici.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *