Gjatë fundjavës që sapo u mbyll, kryeministri Edi Rama si rrallëherë, u pa nënshoqërinë e të birit në një qendër tregtare në kryeqytete. Rama e kishte çuar Zahon që të luante me disa video lojëra, për të kaluar disa momente.
Ajo që bie në sy në foton e Ramës është prania e punonjësit të Gardës së Republikës, i cili qëndron vigjilent gjatë gjithë kohës, pavarësisht se aty kishte vetëm fëmijë dhe prindër.
E njëjta skemë është parë edhe në inaugurimin e Kopshtit Zoologjik të Tiranës, teksa kryeministri e shoqëronin shumë gardistë.