Gazetarja nxjerr blof mediat: DEA nuk ka hapur zyrë në Shqipëri

Gazetarja e njohur e kronikes Anila Hoxha ka hedhur poshtë lajmet e publikuara në media se njësia antidrogë e SHBA-së DEA ka hapur një zyrë në vendin tonë.

E ftuar në një emision televiziv Hoxha tha se ka marrë informacion nga Policia e Shtetit dhe nga Ambasada  Amerikane dhe i është konfirmuar se në vendin tonë nuk është hapur asnjë zyrë e DEA-s. Po ashtu gazetarja thekson se është dega e DEA-s në Athinë që kontrollon të gjitha operacionet në rajonin tonë.

Anila Hoxha: Unë u interesova pranë policisë së shtetit dhe pranë disa burimeve diplomatike në ambasadën amerikane në Tiranë dhe u konfirmua se aktualisht DEA amerikane nuk ka asnjë zyrë në Tiranë. Nëse në të ardhmen do të ketë oficerë që do të qëndrojnë këtu, kjo mund të jetë një temë diskutimi.

 

Ndërkohë për të mos e parë si lajm, lajmi i mirë është se DEA pavarësisht se është i vendosur në Greqi, kontrollon të gjitha operacionet , kryesisht ndërkombëtaret të stimuluara apo ato që quhen me dorëzim të kontrolluar. Në disa nga operacionet e viteve të fundit, të dyja palët edhe trafikantët vendosin GPS për të kontrolluar dërgesat, por edhe DEA vendos të tilla për të kontrolluar dërgesën derisa të shkojë në destinacionin final. DEA kontrollon shumë mirë të gjitha operacionet.

 

Edhe 400 kg kokainë në të cilin Shqipëria u përdor si pikë tranziti, DEA e ka ndjekur hap pas hapi këtë dërgesë, është ndjekur hap pas hapi. Ishte një plan I organizuar dhe kamioni është lejuar të kalohet edhe pse kishte dërgesa të tilla në të.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *