VIDEO/ Gjiknuri: “Çunat e Londrës” të pastrojnë paratë e tyre në Shqipëri

Sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri, ka bërë një dëklaratë jo të zakonshme, teksa ka ftuar “çunat e londrës” që të pastrojnë paratë e tyre në vendin tonë, përmes amnistisë fiskale që ka propozuar qeveria ditët e fundit.

Gjiknuri gjithashtu shtoi se ata duhet që të paguajnë edhe një tarifë për të legalizuar paratë e tyre.

“Ka burokraci, paragjykim, se kshtu është bota, jo erdhën çunat e Londrës, jo erdhën çunat e Londrës, pse more çfarë kanë çunat e Londrës, njerëz si të gjithë janë, janë njerëz që kanë marrë rrisqet e tyre, duan të ndërtojnë jetën e tyre. Ama kjo është një mundësi shumë e mirë, keni mundësi të legalizoni paratë tuaja, të investoni në Shqipëri, me një pagesë minimale taksash,”- tha Gjiknuri ndër të tjera.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *