Pasi mbështeti fuqishëm “foltoren”, ish-deputeti Klevis Balliu duket se është shpërblyer më në fund për besimin dhe kontributin e dhënë brenda selisë blu.
Ditën e sotme Balliu është emëruar Shef Organizimi i Partisë Demokratike, ku do të jetë përgjegjës për organizimin e strukturave të PD.
Njoftimi:
Klevis Balliu është emëruar Shef Organizimi i Partisë Demokratike. Ai do të jetë përgjegjës për organizimin e strukturave të PD.
Pak ditë para protestës së 7 korrikut, Balliu, një ish-deputet i njohur për angazhime të forta në mbështetje të protestave dhe lëvizjeve qytetare, merr detyrën e re në strukturën organizative.
Balliu është autor i librit “Misioni i Unazës”, një prej betejave të Partisë Demokratike ku ai kishte një rol protagonist.