Majlinda Bregu e ka konsideruar të mundshëm rikthimin në PD. Ndonëse nuk foli konkretisht për ndonjë hap, ajo tha se Berisha i ka bërë një ftesë publike dhe se nuk është anëtare në një parti tjetër politike që ta quaj të mbyllur.
A morët ftesë për t’u rikthyer?
Po z. Berisha ka bërë një ftesë publike. Jo me letër. Unë nuk kam dyshim fare që z. Berisha do të thoshte se janë të mirëpritur të gjithë ata që u larguan ose që i larguan.
Nuk kam ndonjë dyshim në pjesën e sinqeritetit se në këtë moment duhen të gjithë. Por unë jam në tjetër rrugë, në tjetër pozicion.
A është PD ende partia ime?
Nuk është se unë jam anëtare në një parti tjetër politike që ta quaj të mbyllur. Po nga ana tjetër nuk vuaj nga ndonjë sindromë Stokholmi. Në këtë moshën tonë je gati si ajo që thoshte Antonio Gramshi, ke pesimizmin e intelektit dhe optimizmin e vullnetit. Sigurisht që jam shumë më e qartë se ç’isha dhe në 2016. Kjo më bën të kem një raport pak më të mirë në ato përsiatjet.