Presidenti i SHBA-së, Joe Biden ka planifikuar të udhëtojë për Samitin e NATO-s në Spanjë.
Mediat e huaja bëjnë me dije se fokusi i këtij samiti do të jetë pushtimi i Ukrainës, si dhe vjen menjëherë pas përfundimit të takimeve përfundimtare me udhëheqësit e G7 në Gjermani.
“Pas takimit të së martës në mëngjes me kancelarin Olaf Scholz të Gjermanisë, Presidentin Emmanuel Macron të Francës dhe kryeministrin Boris Johnson të Mbretërisë së Bashkuar në margjinat e G7, Biden do të shkojë në Madrid”, shkruajnë mediat e huaja.
Udhëheqësit që marrin pjesë në samitin e NATO-s pritet të miratojnë një “koncept strategjik” të ri që përshkruan synimet e aleancës së mbrojtjes për dekadën e ardhshme. SHBA kërkon të mbajë aleatët të bashkuar në mbështetjen e saj për Ukrainën dhe të mbajë presionin ndaj presidentit rus Vladimir Putin.