Gjendet turisti polak në Sarandë, ja çfarë raportohet

Është gjetur turisti polak i cili u denoncua i zhdukur disa ditë më parë.

Mësohet se 74-vjeçari ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë për  kërkimet e shtetasit polak Z. K, ju informojmë se si rezultat i bashkëpunimit me shërbimet e Policisë Kufitare, gjatë kontrollit në det, u bë e mundur gjetja e shtetasit Z. K, i cili ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore dhe po shoqërohet për në vendin e tij të akomodimit në  Sarandë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *