Interi në krizë financiare, merret vendimin përfundimtar për të ardhmen e Dumfries

Interi është në krizë financiare dhe drejtuesit e klubit po mundohen me të gjitha mënyrat që të rregullojnë bilancet ekonomike. Sezonin e shkuar, zikaltërit hoqën dorë nga lojtari më i mirë i tyre, Romelu Lukaku, i cili u transferua te Chelsea për plot 113 milionë euro.

Edhe këtë vit, po flitet që drejtuesit e Interit duhet të heqin dorë nga yjet e tyre, pasi duhet t’i shesin që të përfitojnë para e të sheshojnë bilancet e klubit. Emra si Lautaro Martinez, Denzel Dumfries, Milan Skriniar e të tjerë, janë asetet që mund të shiten nga Interi.

Por drejtuesit zikaltër kanë marrë një vendim përfundimtar për mbrojtësin Dumfries. Holandezi ka qenë një ndër më të mirët tek Interi dhe drejtuesit kanë vendosur që të mos e shesin. Tashmë, mund të quhet e konfirmuar që Dumfries do të vazhdojë të jetë pjesë e nënkampionëve të Italisë edhe sezonin e ardhshëm.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *