Të mbijetuarit tregojnë se kanë parë ferrin me sy

Të mbijetuarit përshkruajnë sulmin me raketa të Rusisë në një qendër tregtare të mbushur me njerëz në qytetin ukrainas Kremenchuk

18 viktima dhe mbi 50 të plagosur. Kjo është pasoja e një sulmi rakete në një qendër tregtare në qytetin ukrainas të Kremenchuk të hënën, në jug-lindje të Kievit. Një nga pacientët e përshkroi këtë sulm si “ferr”.

“Kjo nuk është një goditje aksidentale, ky është një sulm i llogaritur rus”, tha Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky. Ai tha gjithashtu se numri i të vdekurve mund të rritet.

Ai vlerësoi se rreth 1000 njerëz ishin në qendër në kohën e sulmit. Qyteti kishte një popullsi prej 217,000 para pushtimit.

Mëngjesin pas shpërthimit, njerëzit u afruan në një hotel pranë qendrës tregtare për të regjistruar emrat e të zhdukurve.

Më shumë se 40 persona janë raportuar të zhdukur, tha zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës.

Punonjësit e shpëtimit vazhdojne të kërkojnë të mbijetuar.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *