Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe, ka reaguar me tone të ashpra ndaj institucioneve shtetërore të lidhura me bujqësinë në vend, duke thënë se “llogaritë e rreme nuk u japin të ardhura bujqve”.
Në një postim në rrjetet sociale, Braçe ka “shpërthyer” duke thirrur “boll më” dhe bën një analizë dhe llogari për të ardhurat që fiton një bujk nëse mbjell një dynym serrë të thjeshtë me lakër sallatë. Dhe ky fitim sipas Braçes nuk del 9 mijë euro siç i “ka thënë llogaria”.