Mësohet se personi që ka rënë në një greminë në Malin e Çikës në Vlorë rezulton të jetë një punojës i ujësjellësit të Bashkisë Himarë.
Shtetasi në fjalë ka qenë duke punuar në burimet e ujit të Çikës, në momentin që ka rrëshkitur.
Sipas informacioneve zona është e izoluar, ndërsa ka akses për të shkuar me makinë deri në një pikë.
Pas raportimit është nisur nga Tirana helikopteri i Urgjencës Kombëtare.