Një 64-vjeçar është larguar nga banesa e tij prej tre ditësh dhe nuk është kthyer më.
Rasti është denoncuar nga djali i tij, shtetasi me iniciale S.Xh., i cili ka pohuar se shtetasi E.Xh., vuan nga skleroza.
Policia po punon për gjetjen e tij.
Njoftimi i policisë:
Në datën 27.06.2022, në ambientet e Komisariatit të Policisë Tepelenë ka bërë kallëzim shtetasi S. Xh., 36 vjeç, banues në fshatin Kalivaç, Memaliaj, se në datën 25.06.2022, babai i tij, shtetasi E. Xh., 64 vjeç, i cili vuan nga skleroza, është larguar nga banesa. Vijon puna për gjetjen e tij.