Është nxjerrë nga gremina ku kishte rënë në malin e Çikës punonjësi i ujësjellësit të Bashkisë së Himarës.
Mësohet se punonjësi Arjan Agalliu ka pësuar fraktura, dhe pritet mbërritja e helikopterit për dërgimin e tij drejt spitalit.
Ka qenë e vështirë nxjerrja e tij për shkak të terrenit të thyer.