Kreu i PD, Sali Berisha në një konferencë për mediat ka komentuar sërish çmimet e larta ku dhe ka bërë thirrje për protestën e 7 korrikut.
Berisha tha se çmimet e larta të vendosura nga bordet komuniste, kanë dalë çdo lloj logjike tregu.
Sipas tij, këto borde janë bërë zëdhënëse të një shfrytëzimi të egër.
“Kam informacione se degët kanë filluar takime, por kërkoj intensifikimin maksimal të përpjekjeve tonë në mënyrë që protesta të shprehë shqetësimet që përballen shqiptarët. Problemi më kryesor është një lak në fytin e shqiptarëve që po shtrëngohet çdo ditë nga çmimet e larta të bordeve komuniste. Unë mund t’u them se bordet për llogari të qeverisë janë shndërruar në një mekanizëm gjakpirës që rrisin çmimet jashtë çdo lloj logjike tregu. Bordet janë bërë zëdhënëse të një shfrytëzim të egër”, tha ai.