Në brendësi të skemës së ngritur nga Arben Meskuti dhe Olsi Ibro nëpërmjet kompanive FINAL shpk-ADCA-Micro Credit Albania. Skema se si futen “borxhlinjtë” në kurth. Të mbyllësh borxhin e vjetër duke hapur një të ri me fitime kolosale për dyshën kriminale Meskuti-Ibro. Dhe shteti rri e vështron…
Në raste të kredive në shuma të vogla dhe me afate të shkurtra maturimi, norma efektive e interesit për kredi mund të arrijë në më shumë se 530% nga 30 % që është tavani i miratuar nga Banka e Shqipërisë. Konkretisht skema e ngritur nga Arben Meskuti dhe Olsi Ibro, bën që tavani i përfitimit kapërcen çdo norme të paracaktuar nga Kodi civil dhe Banka e Shqipërisë.
Arben Meskuti dhe Olsi Ibro kanë blerë dosjet e kredive të këqija ku qytetarët kanë marrë ta zëmë një kredi 500.000 lek në një bankë të nivelit të dytë. Qytetari ka mbetur pa shlyer vetëm 18.000 lek. Këtë debi, banka ia shiti kompanisë së Arben Meskutit me 5 përqind. Duke blerë debinë, Arben Meskuti dhe Olsi Ibro shtinë në dorë komplet dosjen e debitorit. Në fund debitori është i detyruar të paguajë 5 përqind të principalit, e jo më vetëm të diferencës.
Duke vazhduar dhe fryrë huanë e mbetur të qytetarit edhe me kamatvonesa, listës së pagesës i shtohet edhe tarifa taksative e përmbarimit.
Por si procedon kjo magazinë e mbledhjeve të borxheve; Qytetarët thirren në telefon dhe u dërgohet zarfe nën tagrin e përmbarimit. Në momentin që paraqiten në zyra u vihet në mënyrë kërcënuese dhe presionuese një marrveshje për tu firmosur. Të ndodhur në gjëndje të rënduar psikologjike qytetarët firmosin pa pyetur veten PSE kjo zyrë që i prezantua si përmbarim tani po sillet si bankë dhe madje po i jep një kredi të re për të mbyllur të vjetrën!
Me çfarë tagri Arben Meskuti dhe Olsi Ibro thërrasin qytetarët si zyrë përmbarimi në kushtet që licensa e përmbarimit i është hequr?
Por si arrijnë Arben Meskuti dhe Olsi Ibro të shkelin ligjin e vendosur nga Banka e Shqipërisë e cila ka përcaktuar një kufi rregullator lidhur me shumën e penaliteteve dhe kamatëvonesave që institucionet e huadhënies mund t’u ngarkojnë kredimarrësve.
Rregullorja e Bankës së Shqipërisë, e cila hyri në fuqi nga fillimi i këtij viti, parashikon vendosjen e një kufiri të penaliteteve dhe kamatëvonesave në masën 30% të detyrimit kontraktor, i kuptuar si vlerë e kësteve të papaguara (principal + interesa). Vendosja e këtij tavani është parë e arsyeshme për shkak të problemeve të krijuara me kreditë e këqija që kalonin nëpër një fazë të stërzgjatur të procesit të rikuperimit.
Ndër të tjera rregullorja thotë: Penalitetet dhe kamatëvonesat e parashikuara në shkronjën “p”, pika 2 e këtij neni, të cilat paguhen nga kredimarrësi, nuk tejkalojnë në asnjë rast më shumë se 30 për qind të shumës së detyrimit kontraktor (këstit /kësteve të papaguara të kredisë).Vitin e kaluar, Shqipëria iu bashkua vendeve që aplikojnë një normë maksimale efektive interesi. Arsyeja kryesore ishte mbrojtja e konsumatorit nga normat potencialisht abuzive të interesit, të aplikuara kryesisht nga disa institucione financiare jobanka.
Në këto kushte kur Banka e Shqipërisë përcakton dhe është rregullatore e këtij tregu të keq përdorur ku e gjenë sigurinë Arben Meskuti dhe Olsi Ibro të vjedhin për rreth 14 vite mbi 40 milionë USD nga xhepat e qytetarëve? Kush është personi i kontaktit i tyre në bankën e shtetit? Cili është roli i ish antarit të Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë P.M në favorizimin e dyshës Arben Meskuti-Olsi Ibro?
Në vijim të tjera dëshmi dhe prova që tregojnë qartë se skema e mashtrimit të Arben Meskutit dhe Olsi Ibros kryhet në bashkpunim me zyrtarë të lartë të financave, policisë si dhe prokurorisë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Priza.al, sipas ligjit nr. 35/2016, “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi, pa autorizimin e Priza.al, në të kundërt, çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të ligjit nr. 35/2016.