Kryeministri Edi Rama bashkë me ministren e Jashtme Olta Xhaçka dhe atë të Mbrojtjes Niko Peleshi, janë nisur drejtë kryeqytetit të Spanjës, Madridit, për samitin e radhës së NATO-s.
Lajmin e ka dhënë Ministria e Jashtme përmes një njoftimi zyrtar ku thuhet se në samit do të diskutohet vazhdimi i mbështetjes ndaj Ukrainës për një afat më të gjatë si dhe dakordësimi mbi Konceptin Strategjik 2022. Pjesë e delegacionit janë edhe ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka dhe ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi.
“Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka është nisur sot për samitin e NATO-s që do të mbahet në Madrid, si pjesë e delegacionit të kryesuar nga kryeministri Edi Rama. Ministrja Xhaçka do të zhvillojë takime me homologë të Finlandës, Holandës dhe Norvegjisë. Në samit do të diskutohen ndër të tjera vazhdimi i mbështetjes ndaj Ukrainës për një afat më të gjatë, si dhe dakordësimi mbi Konceptin Strategjik 2022,”- njofton ministria e Jashtme.