Një makine iu vendos tritol pasditen e sotme në qytetin e Shkodrës, ku shënjestra ishte drejtoresha e Operatorit të Kujdesit Shëndetësor në Shkodër, Suida Kuka, të cilës iu vu eksploziv në mjetin e saj personal tip “Range Rover”.
Kush është Suida Kuka?
Suida Kuka aktualisht mban postin e Drejtoreshës së Operatorit të Kujdesit Shëndetësor, post të cilin e mori në maj të këtij viti.
Ndërsa më herët Suida Kuka për më shumë se 1 vit ishte drejtore e Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor.
NJOFTIMI I POLICISË PER NGJARJEN
“Rreth orës 16:00, jemi njoftuar se në lagjen Vojo Kushi” Shkodër, në anë të rrugës, është konstatuar një pako, brenda së cilës, nuk dihet ende, se çfarë materiali/esh ka.
Shërbimet e Policisë kanë vendosur perimetrin e sigurisë në vendngjarje dhe po verifikojnë rastin. Janë njoftuar forcat xheniere, për të kryer veprimet e mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.