Një lajm i bujshëm dhe surprizues vjen nga gazetari i njohur, Fabrizio Romano, i cili raporton se Chelsea ka arritur marrëveshjen me Leeds për Raphinha.
Të dy klubet kanë arritur akordin mes tyre që braziliani i cili kërkohet nga Arsenal dhe Barcelona të transferohet te blutë e Londrës për një shifër prej 60-65 milionë paund plus bonuse të përfshira.
Arsenali pati një ofertë të refuzuar sot për Raphinha-n, më e ulët se ajo e Chelsea, ndërsa Barça thirri Leeds në orët e fundit, por nuk kishte asnjë shans për të përballuar ofertën e Chelseat.
Bisedimet në vazhdim do të bëhen midis Chelsea dhe agjentëve të Raphinhas për kushtet personale për të arritur marrëveshjen për kontratën, ende në diskutim.