Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mesnatën e djeshme në aksin nacional Berat-Fier, në fshatin Velmish.
Burime për median bëjnë me dije se ka humbur jetën punëtori i një firme që punonte për asfaltimi e aksit nacional Poshnje-Roskovec. Mësohet se viktima është Mentor Lama, nga fshati Thumanë, rreth 45-vjeç.
Mësohet se drejtuesi i mjetit tip ‘Peugeot’ me targa AA 067 GM, pasi ka goditur punëtorin është larguar nga vendngjarja.