Çështja e shqiptarëve në Serbi, Lajçak: Nuk ka qenë asnjëherë pjesë e dialogut!

Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Mirosllav Lajçak ka deklaruar se çështja e shqiptarëve në Serbi nuk ka qenë asnjëherë pjesë e dialogut.

Lajçak tha se nëse Kosova dëshiron ta bëjë pjesë të dialogut, atëherë i takon që të propozojë këtë dhe pastaj të shihet nëse do të pajtohet edhe Serbia.

Lajçak ka shtuar se kjo temë asnjëherë nuk është propozuar zyrtarisht apo formalisht. Mirosllav Lajçak ndërkohë ka folur edhe për listën e detyrave të Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Serbisë që nuk janë realizuar ende.

“Unë nuk detyroj askënd sepse me të vërtetë besoj që ju dëshironi të normalizoni marrëdhëniet dhe roli im është që të ndihmoj në këtë proces. Unë i kam dy lista, një për Qeverinë e Kosovës dhe një për atë të Serbisë, por partnerët e mi veç e dinë mirë këtë listë, dhe e azhurnoj rregullisht. Nuk dua ta prezantoj këtë listë publikisht, atë e ndaj vetëm me shtetet anëtare, dhe kur flasim me to, në rastin e Serbisë e kemi Kapitullin 35, ndërsa kemi mekanizma të tjerë për Kosovën”, tha ai.

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *