Turqia tërhoqi krejt papritur veton duke pranuar që Finlanda dhe Suedia ti bashkohej NATO-s. Gjithcka erdhi pas disa takimeve qe presidenti turk ka zhvilluar pasditen e së martës në Madrid para nisjes së samitit të NATO-s. Të tre vendet kanë nënshkruar një memorandum mirëkuptimi. Por cfarë e bëri Erdogan të ndryshojë mendjen kaq papritur kur ai në mrëmje të martën kishte qënë i qartë se përse nuk ishte dakord që të dyja vendet të hynin në NATO.
Por….Turqia merr gjithmonë atë që kërkon. Të paktën kështu thuhet për Erdogan. Dhe kështu ka qënë edhe këtë herë.
Presidenca turke deklaroi: Turqia mori atë që kërkoi nga bisedimet me Suedinë dhe Finlandën për anëtarësimin e tyre në NATO. Sipas presidencës Erdogan kishte marrë “bashkëpunim të plotë” nga Helsinki dhe Stokholmi kundër PKK-së dhe aleatëve të saj.
“Politika e dyerve të hapura të NATO-s është një sukses, ne kemi treguar se dimë t’i zgjidhim problemet përmes negociatave, me hyrjen e Suedisë dhe Finlandës në aleancë do të jemi të gjithë më të sigurt”. Kështu tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg , duke specifikuar se së shpejti do të nënshkruhen detajet e memorandumit, përfshirë marrëveshjen për ekstradimet.
Stoltenberg më pas specifikoi se liderët e NATO-s në këtë pikë do të ftojnë zyrtarisht Suedinë dhe Finlandën gjatë samitit, një hap që do të hapë rrugën për ratifikimin nga të gjithë aleatët. “Me hyrjen e tyre do të forcohet e gjithë tabloja e tabelës baltiko-skandinave ”, shtoi ai.
Memorandumi i nënshkruar nga Ankaraja, Helsinki dhe Stokholmi “trajton shqetësimet e Turqisë, duke përfshirë eksportin e armëve dhe luftën kundër terrorizmit”.