Gjykata e Tiranës ka vendosur “arrest shtëpie” për Ajas Sulejmani, pasi përplasi me makinë çiftin Konomi dhe foshnjën e tyre 3 mujshe tek rruga e Kavajës.
Togat e zeza të kanë pranuar kërkesën për masë më të butë sigurie, pasi është baba i tre fëmijëve të mitur.
Sulejmani akuzohej për tre vepra penale: “Shkelje e rregullave te qarkullimit rrugor”, “Largim nga vendi i aksidentit” dhe “Drejtim mjeti ne mënyrë të parregullt”. Ndërkohë që çifti Arjan dhe Vilma Konomi ndenjën në spital disa javë, pasi morën fraktura të shumta. Ndërsa fatmirësisht vetëm me një gërvishtje shpëtoi foshnja e tyre tre muajshe.
https://www.priza.al/2022/05/13/perplasi-me-makine-ciftin-dhe-foshnjen-avokati-i-ajas-sulejmanit-ka-tre-femije-te-hetohet-ne-arrest-shtepie/