GJKKO pushon çështjen për anëtaren e KPK: Nuk ekziston një deklarim i rremë

Është pushuar çështja nga Gjykata Kundër Krimit të Organizuar, ndaj anëtares së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Brunilda Bekteshi.

Ishte ish-prokurori Bujar Hoti, i cili kishte referuar një kallëzim penal në SPAK nga, i cili pretendon se anëtarja e Vettingut ka konsumuar veprat penale të fshehjes së pasurisë dhe të falsifikimit të dokumenteve.

SPAK kërkoi pushimin e çështjes me pretendimin se nuk ekziston fakti penal i deklarimit të rremë të pasurisë dhe falsifikimit të dokumenteve. Ishte pikërisht kjo shoqatë që bëri padi ndaj komisionerja e shkallës së parë të vetingut për fshehjen e pasurisë.

Bekteshi akuzohej për kryerjen e veprave penale të: “Falsifikimi i dokumenteve”, më shumë se një herë dhe në bashkëpunim, “Falsifikim e formularëve”, “Përfitim Titulli” parashikuar reciprokisht nga nenet 186/2/ 190/1 e 246 të Kodit Penal.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *