Policia e Shtetit ka njoftuar se 50-vjeçari që u paraqit i plagosur në Spitalin e Traumës, dyshohet është vetëplagosur.
Njoftimi i policisë: Më datë 29.06.2022, është paraqitur në Spitalin e Traumës për ndihmë mjekësore shtetasi A. Sh., 50 vjeç. Sipas verifikimeve paraprake dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri në banesë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
50-vjeçari ka shkuar me këmbët e tij në spital. Ai po merr ndihmën e nevojshme mjekësore, por nuk dihen detaje të tjera në lidhje me gjendjen e tij shëndetësore.