“Belinda Balluku blen votat duke dhënë ushqime”, Berisha publikon denoncimin

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një tjetër denoncim që lidhet me shitblerjen e votës. Në një postim në Facebook, Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari, që denoncon se Belinda Balluku ka shpërndarë qese me ndihma ushqimore në këmbim të votës.

Për 30 familje në nevojë janë shpërndarë ndihma, ku secila familje ka marrë nga 2 pako me ushqimet bazë. Bashkëngjitur mesazhit denoncues, Berisha shkruan: “Ushqime pë votë nga Ndrikull Gryksia. Lexoni mesazhin dhe shikoni foton e qytetarit dixhital. Sb”.

Fenomeni i shitblerjes së votës, nuk mungoi edhe në zgjedhjet e 25 prillit. Qytetarët u manipuluan nga kandidatët për deputetë, të cilët kundrejt një rryshfeti kërkuan votën. Edhe në këto zgjedhje nuk munguan votat familjare dhe incidentet e shumta.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *