Këshilli i Ministrave ka vendosur sot që të rrisë dietat e efektivë të policisë të cilët shërbejnë larg nga vendbanimi i tyre, në mënyrë të përkohshme apo të përhershme.
Sipas vendimit, i cili hynë në fuqi nga data 1 korrik, punonjësi i Policisë së Shtetit, kur emërohet, transferohet në mënyrë të përhershme apo të përkohshme jashtë vendbanimit të tij, përfiton pagesë për kompensim udhëtimi, si më poshtë vijon:
a) Nga 36 km deri 60 km, në masën 10 000 lekë në muaj; ndërsa më parë përfitonin vetëm 3 000 lekë në muaj.
b) Nga 61 km deri 100 km, në masën 15 000 lekë në muaj; ndërsa më parë përfitonin 5 000 lekë në muaj.
c) Nga 101 km deri 150 km, në masën 20 000 lekë në muaj; ndërsa më parë përfitonin 8 000 lekë në muaj.
ç) Nga 150 km deri 200 km, në masën 25 000 lekë në muaj; ndërsa më parë përfitonin 10 000 lekë në muaj.
d) Mbi 200 km, në masën 30 000 lekë në muaj; ndërsa më parë përfitonin 15 000 lekë në muaj.
Vendimi:
DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.256, DATË 25.3.2015, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR KOMPENSIMIN PËR PRIVACIONET DHE HUMBJET QË I SHKAKTOHEN PUNONJËSIT TË POLICISË SË SHTETIT, PËR SHKAK TË NEVOJAVE TË PUNËS DHE TË SHËRBIMIT”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikave 1, shkronjat “b” e “ç”, e 2, të nenit 67, të ligjit nr.108/2014, “Për Policinë e Shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
- Në vendimin nr.256, datë 25.3.2015, të Këshillit të Ministrave, bëhen këto ndryshime:
- Pika 1 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“1. Punonjësi i Policisë së Shtetit, kur emërohet, transferohet në mënyrë të përhershme apo të përkohshme jashtë vendbanimit të tij, përfiton pagesë për kompensim udhëtimi, si më poshtë vijon:
- a) Nga 36 km deri 60 km, në masën 10 000 lekë në muaj;
- b) Nga 61 km deri 100 km, në masën 15 000 lekë në muaj;
- c) Nga 101 km deri 150 km, në masën 20 000 lekë në muaj;
ç) Nga 150 km deri 200 km, në masën 25 000 lekë në muaj;
- d) Mbi 200 km, në masën 30 000 lekë në muaj.”.