Një shpërthim me tritol ndodhi mbrëmjen e sotme në një hotel në Sarandë. Policia reagoi mbi ngjarjen teksa thekson se lënda shpërthyese u vendos në garazhin e hotelit dhe kishte vetëm disa dëme të vogla materiale.
Njoftimi i Policisë:
Më datë 29.06.2022, rreth orës 22:40, në lagjen nr.4, Sarandë, në hyrjen e një garazhi, në pronësi të shtetasit M. M, ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse. Si pasojë janë shkaktuar dëme të vogla materiale.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor, për të kryer veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.