Në kohën kur zgjedhjet parlamentare të 25 prillit kanë përfunduar dhe votat janë numëruar, duke nxjerrë fituese Partinë Socialiste, nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, shprehet se beteja sapo ka nisur. Me anë të një komenti në Facebook, ai thotë se zgjedhjet nuk janë mbyllur ende, pasi sipas tij, opozita do të mbrojnë vullnetin e sovranit deri në rinumërimin e votës së fundit. Vasili deklaron se çdo kërkesë për dorëheqje apo analizë e nxituar, ndihmon kundërshtarin të fshehë krimet zgjedhore. Sipas Vasilit, kushdo që bën lojën e kundërshtarit, është i shitur te ai.
Statusi
Zgjedhjet vazhdojne dhe opozita ka detyre te mbroje vullnetin e sovranit deri ne rinumerimin e votes se fundit.
Çdo kerkese per doreheqje apo analize e nxituar ndihmon Satrapin e zgjedhjeve te fshehe krimet zgjedhore dhe legjitimoje manipulimet e bera.
Ndaj detyra e tere opozitareve te perqendrohemi te rinumerimi dhe transpareca e cdo vote.
Ndryshe kushdo qe ben lojen e Satrapit te zgjedhjeve te lira dhe eshte i shitur te ai.