Arrestimi i numëruesve në Elbasan, reagon policia: Falsifikuan materialet zgjedhore, shënuan në tabelat e rezultatit…

Detaje të tjera kanë dalë në lidhje me arrestimin e 6 komisionerëve të KZAZ 53 në Përrenjas gjatë zgjedhjeve të 25 prillit 2021.

Shtetasit Erald Karriqi, Ylli Kuka, Durim Alla, Erjon Dashi, Mili Vasku dhe Olgert Alla akuzohen për veprën penale “Falsifikimi i materialeve zgjedhore dhe i rezultatit të zgjedhjeve”.

Mësohet se të 6-të këta shtetas të cilët kanë pasur si detyrë numërimin e votave, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë shënuar në tabelat e rezultatit, të dhëna të ndryshme nga ato të fletëve të votimit, me qëllim favorizimin e kandidatëve të subjekteve zgjedhore.

Njoftimi i policisë:

Policia e Elbasanit ka dhënë informacion zyrtar për arrestimin e 6 komisionerëve të KZAZ 53 në Përrenjas gjatë zgjedhjeve të 25 prillit 2021. Falsifikuan materialet zgjedhore të procesit zgjedhor të datës 25.04.2021, vihen në pranga 6 shtetas (numërues votash), të shpallur në kërkim.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan bënë ekzekutimin e masave të sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Falsifikimi i materialeve zgjedhore dhe i rezultatit të zgjedhjeve”, për shtetasit:

  • Erald Karriqi, 35 vjeç, banues në Përrenjas;
  • Ylli Kuka, 35 vjeç, banues në fshatin Karkavec, Përrenjas;
  • Durim Alla, 49 vjeç, banues në Përrenjas;
  • Erjon Dashi, 31 vjeç, banues në fshatin Berzeshtë, Përrenjas;
  • Mili Vasku, 33 vjeç, banues në fshatin Rrajcë Fushë, Përrenjas;
  • Olgert Alla, 40 vjeç, banues në Përrenjas.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, të cilët kanë pasur si detyrë numërimin e votave, gjatë procesit zgjedhor të datës 25.04.2021, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë shënuar në tabelat e rezultatit, të dhëna të ndryshme nga ato të fletëve të votimit, me qëllim favorizimin e kandidatëve të subjekteve zgjedhore.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *