Mbytet 53-vjeçari në Palasë, dyshohet se…

Një 53-vjeçar ka ndërruar jetë këtë të enjte në Himarë, pasi është mbytur në ujë.

Shtetasi me iniciale F.N., duke notuar në plazhin e Palasës, dyshohet se i ka rënë infarkt dhe për pasojë është mbytur në ujë.

Njoftimi i policisë:

Himarë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 08:00, shtetasit F. N., 53 vjeç, duke notuar në plazhin e Palasës, dyshohet se i ka rënë infarkt dhe për pasojë është mbytur në ujë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *