Për herë të parë ndonjëherë, pasagjerët e klasit ekonomik do të kenë mundësinë të shtrihen për pak gjumë në shtretërit aktual gjatë fluturimeve të tyre.
Air Neë Zealand ka njoftuar konceptin e saj “Skynest”, i cili përmban gjashtë vende për të fjetur me gjatësi të plotë. Kjo do të jetë ndër ofertat e përfshira në Boeing 787 Dreamliners një linjë e rë që do hyjë në shërbim në 2024.
Çdo pod në zonën e gjumit do të vendoset midis kabinave Premium Economy dhe Economy dhe do të përfshijë një jastëk me madhësi të plotë, shtrat, priza, një dritë leximi, portë USB dhe një mundësi ventilimi. Shtretërit do të jënë tip marinari, me dy rreshta secila prej tre krevate.
Një përfaqësues i mediave të Air New Zeland i tha CNN Travel përmes emailit se linja ajrore është ende duke punuar me detajet e sakta se si do të rezervohen vendet, por ofroi disa njohuri se si mund të duken.
Air Zelanda e Re
“Për këtë obsion çdo pasagjer do të jetë I kufizuar ta përdor shtratin për 4 orë me një kosto shtesë për biletat e klasës Ekonomike,” thotë përfaqësuesi. “Linja ajrore ka bërë kërkime rreth cikleve të gjumit. Një cikël tipik i gjumit është rreth 90 minuta, kështu që një seancë katër-orëshe u jep mundësinë klientëve të pushojnë, të bien në gjumë dhe të zgjohen.”
Shtrati do të ndërrohet ndërmjet çdo seance.
Duke marrë parasysh se Air New Zealand kryen disa nga fluturimet më të gjata në planet, shtretërit do të ofrojnë një pushim për udhëtarët që nuk mund të flenë ulur.
Në shtator 2022, Air New Zealand nis fluturimet pa ndalesë midis Auckland dhe aeroportit JFK të Nju Jorkut me një kohë fluturimi prej 17 orëshduke i bërë ato fluturimet më të gjata të pasagjerëve të planifikuar rregullisht në botë.