Një tragjedi është shmangur në Rinas, ku një avion ka bërë një frenim të fortë, duke mbrojtur kësisoj të gjithë pasagjerët.
Burimet thanë për “Priza.al” se një avion ishte duke u ngritur, dhe në moment nga kulla është njoftuar se një avion është në ulje në të njëjtin korridor. Pilotët për të shmangur aksidentin tragjik që mund të ndodhte disa dhjetra metra mbi tokë, bënë frenimin e detyruar në mes të pistës.
I referohemi një linje që do nisej mbrëmë nga Tirana për në Londër, e ku piloti ka bërë frenim të detyruar në mes të pistës së aeroportit. Kjo ka shkaktuar panik te pasagjerët, por nuk ka raportime për të lënduar.
Një tjetër linjë ka marrë më pas pasagjerët, për ti dërguar ata në destinacionin e tyre.
“Një avion i një kompanie private ka bërë një frenim të detyruar në mes të pistës së aeroportit ‘Nënë Tereza’. Bëhet fjalë për një linjë, e cila gjatë mbrëmjes së djeshme do të nisej nga Tirana për në Londër. Avioni ka qenë në momentin e nisjes dhe teksa ka marrë shpejtësi është konstatuar se shpejtësia ka qenë tej normave të lejuara, dhe kështu pilotit i është dashur të bëjë një frenim të detyruar”.