Abuzimet me çmimet, Ahmetaj: Kemi mbështetur qytetarin e zakonshëm, energjia nuk është rritur

Zv. kryeministri, Arben Ahmetaj ka komentuar në Kuvend të gjitha akuzat që bëhen ndaj qeverisë.

Ahmetaj tha se qeveria nuk ka lënë pas dore asnjë shtresë në nevojë pa mbështetur.

Sakaq shtoi se pavarësisht tre krizave, qeveria ka qenë pozitive ndaj paketave injektuese.

“Qeveria subvencionoi qytetarët të cilët humbën shtëpitë. Nuk ka mbetur shtresë pa u mbështetur, ndonëse kemi kaluar tre kriza. Çmimet e energjisë u mbajtën pa u ndryshuar, kemi taksën zero dhe një paketë injektuese për familjet në nevojë. E njëjta gjë doli dhe për fermerët, do të shtojmë dhe për fermerët një 500 milionash, kemi ndihmë për peshkimin. Qeveria ka bërë të njëjtën gjë, ka mbështetur qytetarin e zakonshëm. Po sa janë rritur çmimet thanë deputetët këtu? Çfarë bën qeveria, nuk ka ngelur shtresë në Shqipëri pa u mbështetur, sa u mbështetën?

Qeveria vepron brenda mundësive të veta, kur premton e gjitha është në raport me mundësinë. Kjo është ajo që po bëjmë, po injektojmë në ekonomi në një mënyrë shumë transparente. Për ju që dhe për një deputet që e kupton ekonominë, çfarë ka ndodhur? është rritur, nuk ka lidhje me paketat e qeverisë, po ka. Cila është arsyeja? Juve e shikoni se ndërtimi dhe tregtia, janë të etura, dhe bujqësia ka rritje të ndjeshme. Vuan pasojat e kostove të rritura që nga nafta e të tjera, nga se vjen kjo? Se ne vijmë e flasim kodra pas bregut. Po pyetjet pse janë rritur kursimet i bëni? Janë dyshifrore, ka rrezik për ekonominë. Çmimet e larta janë kolerë ekonomie, si luftohet?”, tha ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *