Putin tallet me G7-ën: Do dukeshin qesharak nëse dilnin toples

Presidenti rus Vladimir Putin u kundërpërgjigj liderëve perëndimorë që talleshin me bëmat e tij atletike, duke thënë se do të dukeshin “të neveritshëm” nëse do të përpiqeshin të imitonin paraqitjet e tij të zhveshura toples.

Putin e bëri këtë koment gjatë një vizite në Turkmenistan të enjten herët kur u pyet për liderët perëndimorë që bënin shaka me të në samitin e G7.

Ndërsa ata u ulën për bisedime, kryeministri britanik Boris Johnson bëri shaka se liderët e G7 mund të heqin rrobat e tyre për të “treguar se ne dukemi më mirë se Putini” mes tensioneve Rusi-Perëndim lidhur me aksionin ushtarak të Moskës në Ukrainë.

Kryeministri kanadez Justin Trudeau bëri shaka se liderët perëndimorë mund të përpiqeshin të përputhnin fotot e bustit të zhveshur të Putinit me një “shfaqje kalërimi me gjoks të zhveshur”, një nga aventurat e tij sportive të publikuara gjerësisht.

Duke folur para gazetarëve, Putin u përgjigj se, ndryshe nga ai, liderët perëndimorë abuzojnë me alkoolin dhe nuk merren me sport.

“Nuk e di se si kanë dashur të zhvishen, sipër apo poshtë belit,” tha ai. “”Por unë mendoj se do të ishte një pamje e neveritshme në çdo rast.”

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *