Ministrja e Bujqësisë: 5 muajt e parë të vitit kanë qenë të mirë për fermerët! Nuk dëgjova njeri të krenohej për punën e tyre

Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca ka folur në Kuvend për fermerët duke thënë se 5 muajt e parë të këtij viti kanë qenë të mirë për fermerët. Ndër të tjera thotë se nuk dëgjoi askënd të krenohej për raportin e INSTAT pasi është rritur prodhimi i perimeve dhe bimëve mjekësore.

Agresioni rus në Ukrainë ka goditur rëndë prodhimin bujqësor në botë. Derisa të përballemi me këtë situatë të rritjes së ushqimeve, e kuptojmë nevojën për solidaritet njerëzor e kombëtar. Është barrë që na takon si pjesëtare e aleancës ë NATO-s. Ministria e Bujqësisë së bashku me atë të jashtme ndjekin dinamikat e furnizimit me ushqime në vend, furnizimin e rregullt të tregut me ditët e muajt në vijim. Prodhimi bujqësor në vend ka vijuar të rritet, prodhimi i grurit ka qenë i mbarë duke qenë edhe më i lartë se ai i vitit të kaluar.

Ministria e Bujqësisë do të inkurajojë rritjen e sipërfaqeve të mbjella me grurë dhe misër. Po ndjekim funksionimin e tregut ku konstatojmë se blerja e grurit prej 50/kg, duhet të kemi parasysh se një pjesë e prodhimit shkon dhe për nevojat e vetë fermerëve. Në publikimin e INSTAT nuk dëgjova njeri të krenohej për punën e fermerëve që prodhimi i perimeve janë rritur me 3.3%, rritjen me 10% të bimëve mjekësore. Ne presim vijim të këtij trendi prodhimi dhe eksportesh.

Ky ka qenë pesë mujor i mirë për fermerët. Blegtoria mbulon mbi 97% të konsumit. Në lidhje me numrat e raportuar, për herë të parë inventarizimi fizik i numrit të krerëve në terren ka filluar të bëhet në fund të vitit 2019. Kemi rritje veterinerësh me mbi 360 veterinerë shtesë. Vëmë re rritje me 17% të krerëve në fermat blegtorale që kanë nga 10-50 krerë lopë. Kjo dukuri e blegtorisë ka të bëjë dhe me konkurrencën e brendshme për fuqi punëtore“, tha Krifca.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *