Ministrja Krifca tregoi arritje në kuvend, reagon eksperti i bujqësisë për Priza.al: Nuk ka përmirësim të gjendjes! Shqipëria mbetet në fund për…

Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca sot 6.30.2022Kuvend tha se 5 muajt e parë të këtij viti kanë qenë shumë të mira për fermerët, teksa pohoi se është rritur prodhimi i perimeve dhe bimëve mjekësore.

Por kjo deklaratë bie poshtë nga ekspertët e bujqësisë, të cilët janë skeptik dhe nuk e shohin situatën dhe aq me ngjyra siç e shikon ministrja sidomos në sektorin e bujqësisë.

Në një intervistë për Priza.al, eksperti i Bujqësisë Ervin Resuli shprehet se nuk ka përmirësim të gjendjes. Resuli thekson se përkeqësimi i situatës ka ardhur si rezultati i kostos shumë të lartë për prodhimit te gruri apo drithërave në tërësi. I pyetur nëse qeveria po mbështet ose jo fermerët dhe sektorin e bujqësisë, eksperti shprehet se ndryshe nga shtetet e rajonit, Shqipëria mbetet në fund sa i takon mbështetjes së fermerit.

Pasi sipas këtij të fundit, qeveria nuk ka asnjë paketë zgjidhje për situatën që po kalon vendi.

Intervista e plotë:

Si është gjendja e bujqësisë, ka përmirësim?

Nuk ka përmirësim të gjendjes pasi kostoja e prodhimit të grurit apo drithërave në tersi është shumë e lartë dhe kjo ka sjellë që fermerët jo vetëm të drithërave, por dhe fruta-perimeve të arkëtojnë shumë pak të ardhura dhe në shumicën e rasteve të humbasin! Ka një rritje të eksporteve por ato janë në vlerë për arsye të rritjeve të çmimeve me disa fishe këto kohë!

Në 5 muajit e fundit ka rritje të prodhimit të grurit?

Ndryshe nga shtetet e rajonit Shqipëria përsëri mbetet në fund me mbështetjen e fermerëve dhe aq me keq nuk ka asnjë paket zgjidhje për këtë periudhe te vështirë !

A po mbështeten  fermerët dhe sektori i bujqësisë  nga qeveria?

Blegtoria është një dege tjetër e rëndësishme për ushqimin e popullatës e cila prej 5 vjetësh është në rënie të lirë dhe zhdukje si sektor./Priza.al

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *