Një konflikt ka ndodhur mbrëmjen e sotme në plazhin e Tales, në Lezhë.
Një kamerier, i cili njëkohësisht mblidhte edhe lekët e shezlongëve, është konfliktuar me dy djem pushues, pasi iu kërkoi këtyre të fundit lekët e shezlongut.
Konflikti është përshkallëzuar në dhunë fizike e për pasojë ka mbetur i dëmtuar kamerieri. I riu u dërgua në spitalin e Lezhës, ku pas marrjes se mjekimi, është marrë në komisariatin e policisë, ku dhe po jep deponimin.