Profesor Doktor Sokol Abazi, kimist i njohur, ka folur për një problem që po vihet re me bulmetin në Shqipëri.
Abazi tha se kohët e fundit në vend, në analizat laboratorike është vënë re një epidemi listerie te bulmeti, që është mjaft e rrezikshme për konsumatorët.
Abazi evidentoi si problem edhe sasinë e pesticideve në fruta-perime.
“Produketet e bulmetit, kemi vënë re një epidemi listerie. Patogjenë shumë të rrezikshëm. Është shumë më e përhapur këtë vit, e kemi ndjekur sepse bëjmë analizat.
Para disa vitesh ka qenë epidemi e tillë në SHBA dhe shumë produkte u shkatërruan.
Po analizojmë fruta perime që eksportohen dhe kemi vënë re ngarkesa me pesticide”, deklaroi Abazi.