Një 15-vjeçar është arrestuar në Cërrik, pasi mbrëmjen e djeshme ka plagosur një person.
Shtetasi me iniciale N.P., plagosin me thikë bashkëmoshatarin e tij, shtetasi me iniciale P.M, banues në fshatin Shtëpanjë.
Mësohet se i mituri ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.
Njoftimi i policisë:
Shërbimet e Policisë kapën dhe shoqëruan në Polici për veprime të mëtejshme shtetasin N.P., rreth 15 vjeç.
Ky shtetas mbrëmjen e sotme plagosi shtetasin P.M., rreth 15 vjeç, banues në fshatin Shtëpanjë, Cërrik, i cili ndodhet në spital për ndihmë mjekësore në gjendje të rëndë.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.